Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Nga Elona Caslli
Nuk përbën problem se u bë Kryetare Parlamenti. Nuk përbën as problem se ka qenë ministre. Problemi thelbësor është se është kthyer në model në shoqërinë shqiptare. Spiropalizimi është krejt i dukshëm në shoqërinë shqiptare.
Nuk është vetëm në krye të parlamentit. Është në krye të çdo zyre në çdo institucion shtetëror. Matrioshkat e Spiropalit i gjen kudo.
Të afta për të bërë gjithçka dhe të paafta për t'u turpëruar nga asgjë, zotërojnë arrogancën e pangatërrueshme të padijes në çdo fjalë që thonë dhe në çdo veprim që kryejnë. Gra që nuk u peshon as mendimi dhe as prania. U peshon veçse arroganca.
E ajo nënqeshja e Spiropalit sot, teksa mbante fjalimin e ulur në vendin e Kryetares së Parlamentit, më kujtoi as më pak e as më shumë veçse nënqeshjen e rëndomtë të një patronazhisteje në administratën shtetërore, të sapoemëruar Drejtoreshë nga Partia, teksa nxiton t'u mbajë vartësve fjalimin anemik mbushur me fjalët kyçe si " Djersë dhe punë "' ndonëse nuk ka punuar kund ndonjëherë.
Post Scriptum- Çdo institucion në Shqipëri është në proces të mirëfilltë metamorfoze.