Flash News

KRYESORE

Opinioni final i ‘Venecias’ për presidentin, reagon Meta: Rikonfirmoi qëndrimet e mia, nuk shkela Kushtetutën

Opinioni final i ‘Venecias’ për presidentin, reagon Meta:

Vjen reagimi i presidentit Ilir Meta, pas publikimit të opinionit përfundimtar për kushtetutshmërinë nga ana e presidentit për shtyrjen e 30 qershorit.

Meta vlerëson se Opinioni final i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

“Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese, pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit, kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale, sekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate, si dhe zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore”, shprehet Meta, i cili shton se ndjen keqardhje që gjatë 4 muajve të fundit u shpërdoruan energji që duhet të ishin vënë në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë.

Venecia’ publikon opinionin final për Metën: Shtyu zgjedhjet pa bazë ligjore, por presidenti nuk fajësohet me domosdo

Të fundit