Flash News

KRYESORE

Opozita maqedonase si ajo shqiptare, kërkon qeveri teknike e pastaj zgjedhje

Opozita maqedonase si ajo shqiptare, kërkon qeveri teknike e pastaj

Në Maqedoninë e Veriut, partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE kërkon që përpara se të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të krijohet një qeveri teknike. E njëjta kërkesë si edhe nga opozita e bashkuar shqiptare, që prej muajsh kërkon zgjedhje të parakohshme, të organizuara nga një qeveri teknike.

Por në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka pasur zhvillime. Kryeministri Zoran Zaev doli në konferencë për shtyp dhe tha se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kurse dje, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se nuk ka nevojë për zgjedhje,  pasi “jo-ja” e Francës erdhi për arsye që kanë të bëjnë me problemet e brendshme të unionit dhe jo me Shqipërinë.

Të fundit