Flash News

KRYESORE

Opozita merr Këshillin Bashkiak të Elbasanit, LSI dhe PD formojnë mazhorancën

Opozita merr Këshillin Bashkiak të Elbasanit, LSI dhe PD formojnë

Me një këshilltar më shumë, 26 me 25, Këshilli Bashkiak i Elbasanit, kalon nga opozita, falë aleancës së re LSI – PD. Deri më sot PS dhe LSI përbënin shumicën në këtë këshill. Por, mjafton një sinjal nga qendra dhe aleanca e LSI me PD merr këshillin bashkiak në Elbasan, transmeton infoelbasani.al.

I pyetur rreth këtij fakti, një ndër drejtuesit e kësaj force politike për këtë qark, Dashamir Xhika, tha se “qëndrimi i LSI-së në këshillat bashkiak të qarkut të Elbasanit do të jetë i njëjtë me atë të shprehur nga kryetarja Monika Kryemadhi për të kundërshtuar çdo vendim që është në dëm të qytetarëve”.

Ai theksoi se “ende nuk është formësuar një qëndrim dhe nuk ka një udhëzim, por do të shikohen të gjitha vendimet dhe në rast se vendimet dëmtojnë qytetarët atëherë këshilltarët e LSI-ë do të votojnë kundër”.

Me kalimin e këshilltarëve të LSI opozita përfaqësohet me 26 këshilltarë ndërkohë që PS me aleatët kalojnë në 25 këshilltarë.

Gjithësesi në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku pjesëmarrja e anëtarëve ishte shumë e ulët nuk u pa ndonjë reagim apo qëndrim kundër vendimeve të miratuara gjatë kësaj mbledhjeje.

Shtatori pritet të vendosë nëse LSI do të vazhdojë të qëndrojë në të njëjtën llogore me PS-në në Këshillat Bashkiakë apo do t’i bashkohet opozitës. Apo te perseritet prec edenti i Tiranes, ku nje deputet ben diferencen. /Infoelbasani.al

Të fundit