Flash News

KRYESORE

ORA E FUNDIT: Duka "blindon" Rejën, zbulohen detajet e rinovimit të trajnerit

ORA E FUNDIT: Duka "blindon" Rejën, zbulohen detajet e rinovimit

Ka tym të bardhë! Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri Edy Reja kanë gjetur marrëveshjen për të rinovuar kontratën me Shqipërinë. Numri një i Federatës ka darkuar me italianin dhe u dakordësuan për vazhdimin e bashkëpunimit.

Marrëveshja do të jetë 4-vjeçare dhe do të skadojë në vitin 2023. 74-vjeçari pritet të përfitojë 300 mijë euro në sezon, pra për kontratën e re do të marrë rreth 1.2 milion euro.

Procesi Sportiv shkruan se palët kanë rinovuar, por ende nuk ka një konfirmim nga FSHF. Aventura e Rejës me Shqipërinë do të jetë e fundit për të, bazuar te mosha e tij. Ai do të lërë kombëtaren në moshën 78-vjeçare.

 

Të fundit