Flash News

KRYESORE

Ori Nebiajt i besohet një tjetër projekt në Top Channel

Ori Nebiajt i besohet një tjetër projekt në Top Channel

"Top Talent" do të nisë sezonin e tretë dhe transmetimi i tij do të bëhet në muajin janar në ekranin e "Top Channel". Audicionet e para të programit kanë nisur sot dhe janë shfaqur "live" në 'livestream'.

Edicioni i tretë do të vijë i formatuar në strukturë por edhe në prezantim si edhe në panelin e jurisë. Ori Nebijaj do të jetë moderatorja e këtij edicioni pas disa eksperiencave në formate të ndryshme.

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në ‘Top Channel’, Nebiaj u shpreh se:

“Përfshirja e disa kategorive në këtë edicion është një risi, që është reflektuar në këtë audicion të parë, ku sot kemi parë të rinj që kanë ardhur për të provuar veten në muzikë, interpretim, kërcim, gazetari e sigurisht prezantim. Gjeografia është zgjeruar, kemi shumë pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosova, teksa gjej rastin të ftojmë këdo që mendon se ka një talent t’i bashkohen audicioneve tona”.

Të fundit