Flash News

KRYESORE

OSBE e shqetësuar për rritjen e korrupsionit në Shqipëri, thirrje për reformë zgjedhore të plotë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpresh shqetësim për rritjen e shkallës së korrupsionit në vendin tonë.

Faqja e OSBE në Shqipëri, bazuar në indeksin e fundit për analizën  e Perceptimit të Korrupsionit, njofton se vendi ynë shënoi një pikë më pak në  krahasim me vlerësimin e vitit 2018, duke humbur shtatë vende në klasifikimin global.

OSBE sqaron se prirja negative është shtrirë në të gjithë rajonin e Europës Juglindore.

Prezenca e OSBE-së i bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

Gjithashtu thirrja shkon edhe për reformën zgjedhore, të plotë e gjithëpërfshirëse.

Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, përsërisim thirrjen tonë për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore”, përfundon OSBE.

Të fundit