Flash News

KRYESORE

"Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë", Grida Duma nxjerr videon: Si po mashtron qeveria

"Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pas deklaratës së fortë të gazetarit Erion Skëndaj i cili theksoi se numri i të shtruarve nga COVID-19 në spitalet tona është më i lartë sesa ai që njofton Ministria e Shëndetësisë.

“Janë 260-270 të shtruar dhe jo 124 sa thotë Ministria e Shëndetësisë”, tha Skëndaj.

Sipas Dumës, pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë dhe se politizimi që qeveria i bën thirrjeve për ndihmë të qytetareve përbën vepër kriminale.

Postimi i plotë i Dumës:

Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë. Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë. Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë  deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota.

Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë.

Të fundit