Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i ekspertëve për virusin kinez: Mund të shndërrohet në epidemi globale nëse nuk merren masat e nevojshme

Paralajmërimi i ekspertëve për virusin kinez: Mund të

Virusi kinez, (coronavirus), deri më tani ka infektuar të paktën 4500 njerëz në të gjithë botën. Numri i vdekjeve  ka shkuar në 106, kurse personat e infektuar pothuajse janë dyfishuar brenda një dite.

Shkencëtarët thonë se virusi do të vazhdojë edhe për të paktën 6 muaj, duke infektuar me mijëra njerëz të tjerë.

Së fundmi është raportuar rasti i parë i infektuar nga Gjermania. Ndërsa dje Sri Lanka dhe Kamboxhia deklaruan raste të prekur nga virusi.

Sipas një raporti të ekspertëve në Universitetin e Torontos, nëse virusi nuk mund të kontrollohet, ai mund të fillojë të qarkullojë rregullisht si viruse të tjerë të zakonshëm të frymëmarrjes.

Ekspertët besojnë se tashmë ka pasur më shumë raste në Kinë dhe disa parashikojnë që numri i të infektuarve të arrijë deri në 40,000. Ky parashikim vjen pasi akoma nuk është shpikur një vaksinë kundër virusit.

Alessandro Vespignani, nga Universiteti Verilindor në Boston, shtoi:

Nuk është diçka që do të përfundojë javën tjetër ose muajin tjetër’.

Espertët shtojnë se shpërthimi nuk është konfirmuar zyrtarisht as si epidemi, as si pandemi. Kjo ka të ngjarë sepse, pavarësisht shqetësimit global, numri i njerëzve për të cilët është konfirmuar se janë infektuar është ende relativisht i ulët.

Burimi: scientificamerican

Të fundit