Flash News

KRYESORE

“Parkingjet me koncesion; Veliaj favorizon kompaninë offshore të Besnik Sulajt”

Partia Demokratike insiston se mbledhja e tarifave të parkimit në Tiranë është dhënë me koncesion nga Bashkia e Tiranes. Ndryshe nga qëndrimet publike te Veliajt, që pretendon të kundërtën, PD deklaron se me këtë vendim, favorizohet kompania offshore e Besnik Sulaj, i njohur për afrimitetin me kryeministrin Rama.

Një vendim i tillë e ka zanafillën jo në rritjen e eficencës së shërbimit, apo mashtrimet bajate që serviri Bashkia Tiranë. Në origjinë të një vendimi të tillë qëndron pazari i ri me klientin e vjetër, Beson e Taiwan-it. Që në prill të 2018, Partia Demokratike e ka denoncuar shoqërinë “Pay and Go”, si pjesë e rrjetit të shoqërive offshore të Besos së Taiëan-it. Nuk përbën sot asnjë suprizë që përveç sektorit të hidrokarbureve, sektorin bankar, sot ta shohim Beson e koncesionit të parkimit te Parku Rinia, të përfshirë edhe në vjeljen e tarifës së parkimit në të gjithë Tiranën”, thekson departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences.

Ne mbledhjen e keshillit bashkiak, akuzave te keshilltareve te opozites, Veliaj iu pergjigj duke se nuk ishte i çmendur te ndermerrte nje hap te tille per diçka qe bashkia mezi e kishte krijuar.

“Nuk e japim me koncension se nuk jemi çmendur që të japim një gjë që mezi e krijuam dhe që po del shumë e dobishme për Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e parkimit ta japim me koncension! Bëhet fjalë vetëm për mënyrën e pagesës, pra për ata që janë të huaj dhe thonë, unë mund të vendos 100 lekëshin si xheton dhe të marr një faturë e ta vendos tek xhami apo ata që kanë le të themi portofole aplikacionesh elektronike në telefonin e tyre dhe paguajnë nëpërmjet AP, që mund ta kenë lidhur me llogarinë e tyre bankare”, shprehej ai.

Të fundit