Flash News

KRYESORE

Partizani me dy trajnerë, zgjidhja e përkohshme vjen brenda familjes

Partizani me dy trajnerë, zgjidhja e përkohshme vjen brenda familjes

Partizani fiton kohë në lidhje me trajnerin e ri. Franco Lerda nuk është më në stolin e kuq dhe përkohësisht skuadra kryeqytetase do të drejtohet nga Reinaldo Kalari, ish-mbrojtësi i "Demave". Bashkë me të do të punojë edhe drejtori i akademisë, Genci Tomori.

Pas humbjes me Tiranën në derbi - e para pas pesë vitesh - Partizani nuk është me klimë të mirë sportive. Drejtori Olsi Rama duket se ende nuk ka vendosur se kush do ta drejtojë ekipin pas festave të fundvitit. Faza përgatitore e dimrit është e rëndësishme dhe duhet të jetë një trajner me përvojë.

Partizani do të luajë në mesjavë në Durrës me Teutën, skuadër e cila gjithashtu nuk ka trajner për momentin, sepse Shkëmbi u shkarkua dje. Pritet që Jasir Asani të rikthehet titullar. Ai vjet ka qenë fantastik me Partizanin, por këtë sezon u la shpesh në stol nga italiani Lerda.

Të fundit