Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Pas 16 vitesh, Adelina tregon të vërtetën e sherrit me Leonora Jakupin: Më kapi mamin për fyti
Në vitin 2003 një nga lajmet më të bujshme në shtypin rozë ishte sherri mes dy këngëtarëve më të famshme të asaj kohe, Adelina Ismailit dhe Leonora Jakupit.
Dy këngëtaret u përleshën në prapaskenat e një koncerti ku po bëheshin parapërgatitjet [ër spektaklin e Vitit të Ri. Arsyeja e këtij sherri nuk është ditur deri më sot, ku për herë të parë Adelina ka folur publikisht rreth kësaj teme.
E ftuar në emisionin “Pressing”, këngëtarja ka rrëfyer se arsyeja pse ishte konfrontuar fizikisht me Leonaora Jakupin ka qenë pikërisht mamaja e saj e ndjerë:
“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve. Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë.”
Por si është marrëdhënia sot mes dy këngëtareve:
“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër për një këngëtare që ka kënduar në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët, unë nuk mundem ta urrej. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër.”