Flash News

KRYESORE

Pas dasmës së parë, Soni Malaj: Nuk e shoh dot veten nuse

Soni Malaj e ftuar në emisionin “Mirage” ka treguar për eksperiencat e saj në karrierë dhe u ndal dhe tek momenti i konkurrimit në Festivalin e 57-të.

Gjithashtu, Soni ka treguar dhe për jetën personale, fejesën me Klevin dhe martesa në të ardhmen.

“Besom që edhe unë nuk e di! Ndonjëherë bëjmë shaka dhe themi që do të martohemi kur të jemi 50-vjeç, se duket sikur nuk ka vlerë. Do e bëjmë dasmën kur të jemi 50-vjeç, që të na e bëjnë ata dasmën. E rëndësishme është respekti”,-është shprehur Soni.

Ajo madje ka treguar se kur u vesh për herë të parë nuse, nuk i ka pëlqyer aspak vetja:

“Nuk e di, herën e parë kur e kam parë veten, ishte e tmerrshme. S’më ka pëlqyer vetja fare. Nuk kemi ndonjë plan konkret në mendje. Pastaj, unë e kam thënë edhe herë tjetër. Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit.”

Të fundit