Flash News

KRYESORE

Pas Gramoz Ruçit kryeparlamentar, ish-ministri komunist në krye të ‘Shkencave’. Reagon Basha

Pas Gramoz Ruçit kryeparlamentar, ish-ministri komunist në krye

Ish-ministri i Arsimit në periudhën e komunizmit, Skënder Gjinushi, është kandidati i vetëm për kryetar të Akademisë së Shkencave, por sipas kryeopozitarit Lulzim Basha, kjo është dhunë e kryeministrit Edi Rama dhe bandës në pushtet.

Basha thotë se Rama po dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, ekonominë dhe drejtësinë.

“Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas”, shkruan Basha në ‘Twitter’.

Akademia e Shkencave pretendohet se po ‘reformohet’ në bazë të një plani të hartuar nga Skënder Gjinushi, i cili është edhe i vetëm në garë. Shumë akademikë, përfshirë Artan Fugën, e kanë kundërshtuar këtë proces.

Të fundit