Flash News

KRYESORE

Pas përplasjes së Policisë së Shtetit me bashkinë reagon Voltana Ademi: Rama të mos provokojë

Pas përplasjes së Policisë së Shtetit me bashkinë

Pas përplasjes së Policisë së Shtetit  dhe punonjësve të bashkisë Shkodër, ka ardhur edhe reagimi nga kryetarja Voltana Ademi.

Sipas saj ndërhyrja e policisë së shtetit ishte e paligjshme. Më tej ajo informoi se Rama ka leje për zhvillimin e aktivitetit ,por jo në oborrin e bashkisë së Shkodrës.

“Ndërhyrja e policisë së shtetit është paligjshme. Ajo është bërë për të mos lejuar zhvillimin e aktivitetit. Aktiviteti ishte për ditën ndërkombëtare të familjes. Bashkia do të ketë aktivitet edhe në orën 17:00 deri në 20:00 .I bëj thirrje kryeministrit Rama të mos provokojë. Lejen për aktivitetin nuk e ka në oborrin e  bashkisë”-tha ajo

Të fundit