Flash News

KRYESORE

Pas protestave të dhunshme, tërhiqet Vuçiç: Nuk do ketë shtetrrethim të dytë

Pas protestave të dhunshme, tërhiqet Vuçiç: Nuk do

Presidenti serb Aleksandar Vučić u tërhoq nga plani për të zbatuar një bllokim të dytë për shkak të rritjes së rasteve me coronavirusit, pas protestave të dhunshme në rrugët e Beogradit.

Vuçiç njoftoi se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para parlamentit me disa brohoritje "Dorëheqje! Dorëheqje!", shkruan Euronews.

Protestat filluan të martën dhe vazhduan edhe të nesërmen. Nga përplasja fizike me policinë, disa njerëz mbetën të plagosur jashtë parlamentit ndërsa shumica u shpërndanë me gaz lotsjellës.

Përballë situatës së krijuar, Vuçiç tha se nuk do të zbatojë masat e shtetrrethimit.

Ai tha se ekipi i vendit, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë "ndoshta vendosin nesër të masa më të ashpra, por jo shtetrrethimin".

Gjatë protestave, disa njerëz kishin tentuar të sulmonin ndërtesën e parlamentit, duke arritur që për pak minuta edhe të hynin brenda, por policia ndërhyri menjëherë.

Të paktën 357 raste të reja COVID-19 u konfirmuan në 24 orët e fundit në Serbi dhe 11 njerëz humbën jetën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Deri tani rastet totale të konfirmuara në Serbi janë 17.076 njerëz të prekur dhe 341 viktima nga virusi.

Të fundit