Flash News

KRYESORE

Pas suksesit në Lojërat Olimpike "Tokio 2020", Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Gjeorgji

Pas suksesit në Lojërat Olimpike "Tokio 2020", Nora Gjakova

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, triumfoi në Grand Prixin e Gjeorgjisë, në kategorinë e peshave deri në 57 kilogramë, duke fituar medaljen e artë të kësaj gare.

Kampionia e Europës, u përball në garën finale me xhudisten nga Brazili, Rafaela Silva, të cilën e mundi pas katër ndeshjesh të fituara.

Sportistja më e mirë e vitit 2018 në Kosovë fitoi 700 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe kjo është medalja e parë e fituar për të këtë vit.

Ndërkohë, trajneri i Norës, Driton Kuka, në një postim në rrjetin social Facebook ka uruar xhudisten.

"Kampionia Olimpike Silva gjunjëzohet para Norës", shkruan Kuka.

Të fundit