Flash News

KRYESORE

Pas temperaturave përvëluese, sot në disa zona të vendit priten reshje shiu

Pas ditëve të nxehta me temperatura mbi 40 gradë, sot sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu në disa zona të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje, në përgjithësi, të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

Njoftimi:

Sot pasdite (e shtunë, dt. 01) pritet nivel “I MODERUAR’’ në të gjitha qarqet. Nesër (e diel, dt. 02) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa “I MODERUAR’’ në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe, pritet rrezik “I LARTË” në zona të lokalizuara, veçanërisht në: Shkodër (Jug), Kukës (Qendër), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim) dhe Vlorë (Veri).

Rreziku pritet më i lartë gjatë pasdites së nesërme.

PARASHIKIMI METEO

--------------------------

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 01) priten reshje, në përgjithësi, të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Nesër (e diel, dt. 02) nuk priten reshje

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36°C

në vendet e ulëta: 22 / 37°C

në vendet malore: 16 / 31°C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 01) dhe nesër (e diel, dt. 02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Të fundit