Flash News

KRYESORE

Pas zjarreve masive, Australia tani po përballet me një tjetër fenomen natyror

Pas zjarreve masive, Australia tani po përballet me një tjetër

Pas zjarreve masive që përfshinë prej javësh disa shtete, tashmë Australia po përballet me një tjetër fenomen natyror: shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta.

Një pjesë e bregdetit lindor të Australisë u goditën nga stuhi të mëdha, duke shuar përfundimisht zjarret që kanë shkatërruar rajonin për muaj të tërë, por duke shkaktuar përmbytje të rrugëve.

Pavarësisht nga shiu i fortë, autoritetet ende po luftonin me gati 100 vatra zjarri ende aktive, ku që nga shtatori kanë shkaktuar 29 persona të vdekur dhe shkatërruan më shumë se 2.500 shtëpi. Flakët sollën dëme në një sipërfaqe të madhe gati sa një e treta e Gjermanisë, shkruan reuters.

Victoria, Uellsi i Ri Jugor dhe Queensland, tre nga shtetet më të goditura nga thatësira dhe zjarret, tani po përballen me shirat intensivë.

Autostradat kryesore u mbyllën në Queensland, ndërsa energjia u ndërpre në një pjesë të Uellsit të Ri Jugor pas një nate të stuhishme.

Të fundit