Flash News

KRYESORE

“Pashalimani” bazë ushtarake për Turqinë? Ministria e Mbrojtjes reagon pas lajmit në mediat greke: Ka kërkesë për të qenë e NATO-s

Në disa media greke, dje u botua një artikull ku pretendohej se Pashalimani mund të bëhej një bazë ushtarake e Turqisë, pasi kryeministri Rama kishte biseduar me presidentin turk Erdogan për këtë çështje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sot burime për News 24 bëjnë me dije se pas bazës së Kuçovës, edhe Pashalimani po studiohet nga NATO për bazë detare.

Ishte kjo kërkesë e bërë nga ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka që Aleanca të konsiderojë Pashalimanin edhe për shkak të gjeografisë dhe avantazheve  që ofron për të investuar edhe aty një

Në tetor të vitit të shkuar, ministrja Xhaçka i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Ministrja Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet.

Në një përgjigje të kësaj kërkese, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi nga Brukseli se ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë dhe do ta marrin në konsideratë një gjë të tillë.

Të fundit