Flash News

KRYESORE

Patozi tregon se kur do ta pijë kafen e parë me Ramën: Në zgjedhjet lokale s'mund ta rivalizonim të vetëm qeverinë

Patozi tregon se kur do ta pijë kafen e parë me Ramën: Në

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, gjatë një interviste për “Politikon me gazetarin Alfred Lela, tha se akuzat e PD-së si “patericë e Ramës” nuk i bëjnë aspak përshtypje por i sheh si një reklamë falas dhe i sheh se ka një lloj alarmi në radhët e partisë kryesore opozitare se do i merrnin monopolin e opozitës.

Ai tha se nuk ka pirë asnjëherë kafe me Ramën, por kur do e pijë të parën do ta bëjë publike dhe s’ka asnjë kompleks që ta takojë që sot, nesër apo pasnesër se është një faktor i rëndësishëm politik në Shqipëri.

Patozi pranoi se në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të viti të kaluar, s’mund të rivalizonte qeverinë se ishte një parti e sapokrijuar, po sipas tij, së bashku me partitë e tjera opozitare do merrnin një rezultat që do ishte krejtësisht në disfavorin e Edi Ramës.

“Nuk më bën asnjëherë përshtypje. Madje mund të them që mua më intereson se kjo është një reklamë falas. Kjo do të thotë se ka një lloj alarmi në radhët e PD-së se në do mernim domain-in e opozitës apo monopolin e opozitës, iu marrim një copë nga ajo që ata e konsiderojnë domain të tyre, dhe për këtë shkak janë të shqetësuar dhe për të na denigruar apo për të na sulmuar gjithmonë gjendet armiku. Unë mund të them që me zotin Rama nuk kam pirë asnjë kafe në jetën time dhe kur ta pi kafen e parë sigurisht do jetë publike dhe s’kam asnjë kompleksi që ta takoj që sot, nesër, pasnesër, absolutisht Edi Rama është një faktor politik në Shqipëri i rëndësishëm, është kryeministër i vendit, kryetari i partisë më të madhe në zgjedhjet e fundit dhe s’ka asnjë problem. Nuk kam pasur fat që të rri, s’më është dashur kurrë as për shkak të detyrës dhe as për dëshirën time, por Lulzim Basha ka ngrënë pica tre orë me Edi Ramën dhe pas kësaj ka bërë marrëveshjen më të poshtër në dëm të Partisë Demokratike dhe tani vetëm Lulzim Basha nuk mund të më gjykojë mua si patericë të Edi Ramës, sepse ç’a kam bërë unë kur u etiketova si shërbëtor i Edi Ramës, që është gjëja më qesharake, isha në zgjedhje para një viti i vetmi kundërshtar serioz i Edi Ramës në zgjedhje lokale. Ndërkohë që Basha bojkotoi zgjedhjet dhe 61 bashkitë ja la në dorë atij, sepse ne të vetëm të sapokrijuar sigurisht që nuk mund ta rivalizonim qeverinë, por bashkë me Lulzim Bashën dhe çdo parti tjetër opozitare që janë shumë sot në Shqipëri, do merrnim një rezultat që do ishte krejtësisht në disfavorin e Edi Ramës” tha Patozi në "Politikon".

https://www.facebook.com/politiko.al/videos/3401671266559895/

Të fundit