Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet Ramës: Rai 3 armik i jashtëm i mazhorancës, ashtu si edhe VOA e Bild

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi iu përgjigj pretendimeve të kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se reportazhi i “Rai 3” për kanabisin dhe mafien në Shqipëri nuk ka lidhje me gazetarinë.

Sipas Bardhit, televizioni italian është një armik i jashtëm për mazhorancën, ashtu si VOA dhe Bild.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së erdhi me anë të një statusi në Twitter.

“Rai 3 në listën e armiqve të jashtëm të Edi Ramës dhe Sander Lleshajt, bashkë me Zërin e Amerikës dhe Bild. Prokurori i Antimafias Italiane nuk është “llafe në erë”. Karabinieria italiane nuk është “llafe në erë”. Faktet e partnereve janë të pakundërshtueshme!

‪Në Shqipëri është mbjelle 5 herë më shumë kanabis se vjet. Shqipëria bazë për kokainën kolumbiane dhe heroinën afgane. Krimi i organizuar ka mbështetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës është kthyer në parajsën e krimit e organizuar.”, shkroi Bardhi.

Të fundit