Flash News

KRYESORE

Pedagogia Kasi apel studentëve: Mos lejoni partitë politike dhe shoqërinë civile të dëmtojnë protestën

Protesta e studentëve vijon të gjejë mbështetje të gjerë, nga personalitete të të gjitha fushave. Mes tyre është edhe Entela Kasi, shkrimtare dhe presidente e Albanian PEN Centre, e cila thekson se vetëm studentët mund të ndryshojnë të ardhmen e vendit.

Duke parë tentativat për përçarjen e tyre, Kasi u bën apel studentëve të kenë kujdes nga të ashtuquajturit 'shoqëri civile' të cilët prej vjetësh kanë qenë në shërbim të klasës politike shqiptare për interesa meskine

“Vetëm ju mund të bëni ndryshimin! Mos lejoni asnjë parti politike të afrohet tek ju, mos lejoni asnjë nga ata të ashtuquajturit 'shoqëri civile' të cilët prej vjetësh kanë qenë në shërbim të klasës politike shqiptare për interesa meskine. Mos lejoni të afrohen pranë jush ajo pjesë e inkriminuar e stafeve arsimore të cilët ju kanë bërë presion dhe ju kanë vjedhur paratë e familjeve tuaja.

Kërkoni mbështetjen e popullit, familjeve dhe intelektualëve me integritet, sepse vetëm kështu mundeni të bashkoni Shqiptarët për një Shqipëri me dinjitet! Ju jeni e sotmja dhe e ardhmja e këtij vendit tonë që ka gjithë pasuritë natyrore por mbetet një prej vendeve më të varfra të Ballkanit”, shkruan Kasi në ‘Facebook’.

Studentët, prej katër ditësh protestojnë për uljen e tarifave të studimit, teka kanë përpiluar edhe tetë kërkesa dertuar Ministrisë së Arsimit dhe presin përgjigje.

Të fundit