Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Peleshi i Korçës tallet me nxënësit”, i riu denoncon skandalin një ditë para fillimit të shkollës
Nesër është dita e parë e shkollës, por nxënësit e Korçës do t’i drejtohen klasave boshe pa banka dhe tabela, jo siç u ishte premtuar më herët. Ndonëse Niko Peleshi u ka premtuar nxënësve të shkollës “Dhimitraq Gjata” në Rrembec të Korçës se do pajisen me mjete të reja, të rinjtë kanë mbetur të zhgënjyer.
Nxënësi i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha duke e njohur me problemin dhe duke treguar situatën aktuale në të cilën është katandisur arsimi sot në Shqipëri.
“Shikoni si tallet Peleshi i Korçës me nxënësit e shkollave të këtij rrethi!”, shkruan Berisha, teksa ka publikuar dhe denoncimin e të riut.
Denoncimi i nxënësit publikuar nga Berisha:
Nxenesi dixhital denoncon mashtrimin me shkollen e re. sb
"Pershendetje doktor Berisha!Jam nxenes ne shkollen Dhimitraq Gjata- Rrembec te Korces.Edhe pse shkolla u be e re per kete vit shkollor ne nuk kemi banka, tabela e materiale te tjera qe te zhvillohet mesim, dhe na thane vetem diten e pare do jemi ne shkollen e re dhe pasaj do veme ne fshatin Plase per te zhvilluar mesimin. Shkolle e re pa banka eshte turp..Shperndaje kete ta dine se cfare arsimi eshte dhe si ka katandisur. Anonim ju lutem!"