Flash News

KRYESORE

Për momentin, fustanet me xhepa janë një zgjedhje e gabuar

Shumë prej jush i keni të preferuara por xhepat janë një zgjedhje e gabuar. Po flasim për fustanet me xhepa. Një pallto duhet të ketë xhepa, sidomos tani në dimër nuk janë vetëm për stil por edhe për t`ju mbajtur duart ngrohtë.

Por një xhep mbi fustan, shkatërron stilin për çdo vajzë a grua të çdo moshe. Të paktën kështu shkruan Lindy West në revistën "Elle".

Ajo thekson se "xhepat në një fustan janë të shkëlqyer nëse keni nevojë të mbani një limë thonjsh. Apo kur nuk doni të mbani një çantë dhe xhepat ju shërbejnë për të mbajtur paratë."

Por vetëm kaq. Prandaj kini kujdes. Xhepat nuk ju tregojnë as trendi dhe as me shije.

Të fundit