Flash News

KRYESORE

Përballja në Egje, Greqia vlerëson për herë të parë nacionalizmin shqiptar: Është mburojë kundër ambicieve të Erdogan

Përballja në Egje, Greqia vlerëson për herë të

Duket e vështirë për të besuar por grekët po vlerësojnë për herë të parë nacionalizimin e shqiptarëve. Gazeta më e madhe në shtetin fqinj, ‘Kathimerini’ ka publikuar një artikull të analistit Stavros Tzimas, i cili e konsideron nacionalizmin shqiptar si mburojë kundër ambicieve të Rexhep Taip Erdogan në rajonin e Ballkanit.

Përballja e Athinës me Ankaranë për ishujt në Egje, duket se po shtyn grekët të kërkojnë një aleancë me shqiptarët për t’u përballur me Erdogan, sidomos tani që Prishtina i ka tensionuar marrëdhëniet me aleatin strategjik pas ekstradimit të gjashtë ‘gylenistëve’.

Tzimas shkruan për ‘Kathimerini’ se “përpjekjet e presidentit turk për të manipuluar popullsinë etnike shqiptare në Ballkan përmes radikalizmit të tyre fetar, duket se ka shkruar shumë larg në sytë e shqiptarëve.” Në artikull përmendet thënia emblematike e poetit Pashko Vasa se “feja e shqiptarit është shqiptaria”, si një barrierë kundër depëritmit neo-otoman.

“Shqiptarët mund t’i mirëpresin investimet truke apo paratë për ndërtimin e xhamive, por shumë pak njerëz duan të jetojnë në një demokraci në linjat që Erdogan ka vendosur në shtëpinë e tij. Shumica dërrmuese (e shqiptarëve) i kanë sytë në Perëndim ku ata shohin të ardhmen e tyre dhe më e rëndësishmja, të ardhmen e fëmijëve të tyre. Mbi të gjitha, ata e ndjejnë se islami, veçanërisht islami radikal, minon identitetin e tyre fetar. Në fund të fundit, ata e dinë prej librave të historisë se paraardhësit e tyre luftuan të çlirohen nga sundimi osman dhe të emancipohen si komb”, shkruhet në artikull.

Në artikull përmendet edhe protesta e banorëve të Mirditës, të cilët shkatërruan flamurin turk  të vendosur në një digë, apo refuzimi i Ali Ahmetit në Maqedoni për të shoqëruar Erdogan në një tur vizitash në fshatrat e banuara nga shqiptarët.

Lufta në Siri, protestuesit në Athinë tentojnë të rrëzojnë statujën e Harry Truman para ambasadës amerikane

Të fundit