Flash News

KRYESORE

Përdhunimi i 15 vjeçares nga roja, pezullohet drejtori i shkollës në Babrru

Përdhunimi i 15 vjeçares nga roja, pezullohet drejtori i

Drejtori i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru, Kamëz, ku studionte 15-vjeçarja e abuzuar është shkarkuar nga detyra.

Kjo lëvizje vjen pas publikimit të historisë tronditëse, ku u mësua se roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Doku, abuzonte seksualisht me 15-vjeçaren, nxënëse në atë shkollë.

Gjithashtu mësohet se Daci, do të pezullohet nga detyra deri në përfundim të plotë të hetimit administrativ dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes nga organet kompetente.

Besnik Daci do të zëvendësohet nga Mimoza Dosti.

Kujtojmë se prej 1 viti 15 vjeçarja abuzohej seksualisht nga i moshuari, i cili kishte qenë roje për shumë vite në shkollën ku studionte edhe minorenja.

Roja Abaz Doku kishte filmuar të gjithë aktin seksual me të miturën dhe më pas ua kishte shpërndarë edhe tre të rinjve, të cilët abuzuan me 15-vjeçaren duke e shantazhuar me pamjet filmike.

Të fundit