Flash News

KRYESORE

Përgjaket dasma në Afganistan, 63 të vdekur e 182 të plagosur nga sulmi kamikaz

Një dasmë është kthyer në mort, pas një sulmi kamikaz në Afganistan.

Për pasojë, 63 persona kanë humbur jetën, mes tyre gra e fëmijë. Ndërkohë, mbi 182 persona të tjerë janë plagosur gjatë një ceremonie martesore në Kabul.

Shpërthimi ndodhi në një zonë në perëndim të qytetit të populluar kryesisht nga muslimanët shiitë.

Talebanët kanë mohuar çdo përgjegjësi për sulmin.

“Kryerja e vrasjeve të tilla të qëllimshme dhe brutale dhe shënjestrimi i grave dhe fëmijëve nuk ka asnjë justifikim," shkruan dy zyrtarë talebanë në Twitter.

Sulmi vjen ndërsa Talebanët dhe SHBA përpiqen të arrijnë një marrëveshje për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani.

 

Të fundit