Flash News

KRYESORE

Përjashtimi i 20 mijë personave nga ndihma ekonomike, Rama tregon ndryshimin mes skemës së PD dhe tani

Akuzave të fundit së mazhoranca qeverisëse ka hequr nga skema ekonomike mbi 20 mijë individ ka menduar t’u jap një përgjigje konkrete kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet dy fotove të publikuara në rrjetet soaciale, Rama ka treguar foton e vilës së një shtetasi, i cili merrte ndihme ekonomike dhe foton e një familje tjetër, e cila sapo është përfshirë në këtë skemë.

Nga ana tjetër, Rama pranoi së skema e re mund të këtë përjashtuar edhe ndonjë familje padrejtësisht, ndaj po kryhen verifikimet e nevojshme për të eleminuar çdo gabim të mundshëm.

Postimi i plotë:

Majtas vila e N.R në Vlorë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e R.B po në Vlorë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.R është përjashtuar dhe R.B, pjesë e komunitetit rom, është përfshirë në skemë.

Që N.R nuk kishte nevojë për ndihmë, kjo shihet qartë nga fotot. Fatkeqësisht, për vite me rradhë, N.R. padrejtësisht merrte pagesën që në fakt duhet t’i shkonte R.B prej vitesh.

Specialistët e Shërbimit Social Shtetëror, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe të Bankës Botërore po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo gabim të mundshëm të sistemit të vlerësimit. I cili është kompjuterik dhe i testuar dy vjet rresht nē Tiranë, Durrës,Elbasan.

Ndërkohë, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë në mënyrë të drejtpërdrejtë familje që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.

Të fundit