Flash News

KRYESORE

Përleshjet tek “Astiri”, 26 të proceduar nga policia

Përleshjet tek “Astiri”, 26 të proceduar nga policia

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur procedimi penal ndaj 26 personave, të cilët akuzohen për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj uniformave blu në mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit.

Punonjësit e policisë si dhe ata të policisë bashkiake, ishin dislokuar në rrugën “Teodor Keko” për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës.

Nga goditjet me gurë dhe bombat molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, u dëmtua edhe një automjet i policisë.

Në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi shtetasin në kërkim me inicialet Sh.S., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për kundërshtim të policisë..

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”, dhe “Shkatërrim prone” i 25 shtetasve, nga 22 deri në 73 vjeç.

Të fundit