Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Përmbyset autobusi me turistë në ishullin portugez, humbin jetën 28 persona
Të paktën 28 persona mësohet të kenë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një autobus turistësh u rrëzua në ishullin portugez Madeira. Në autobus ishin 57 turistë gjermanë, kur doli nga rruga dhe u pëmbys mbi një shtëpi këtë pasdite.
Mediat lokale thonë se shoferi humbi kontrollin e automjetit në një kthesë, dyshime të tjera pohojnë se frenat mund të kenë dështuar. Shkaku i rrëzimit ende nuk është konfirmuar.
Filipe Sousa, kryebashkiaku i Santa Cruz-it, është raportuar të ketë thënë për mediat lokale se 28 persona kanë vdekur. Viktimat janë 11 burra dhe 17 gra.