Flash News

KRYESORE

Peshkatari britanik vendos rekord, kap peshkun që peshon 104 kilogramë

Një peshkatar britanik ka kapur një peshk jo të zakontë që peshon rreth 104 kilogramë dhe mendohet  të jetë më i madhi në llojin e tij të kapur në Evropë.

‘Mirror’ shkruan se Robert Webb, 63 vjeç dhe me profesion dentist ndodhej me pushime në Spanjë, kur më 14 shtator kapi ‘përbindëshin’ në ujërat e lumit Segra, në Mequinenza.

Atij ju deshën 40 minuta për të tërhequr peshkun ‘mandarin catfish’, specie e rrallë e rracës albine.

"Nuk mund ta besoja madhësinë e tij. Jam i impresionuar”-tha Robert.

Më poshtë disa foto nga momenti i kapjes të peshkut madhështor

Të fundit