Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrja 15,7%, Tritan Shehu përgëzon socialistët që nuk votuan në Gjirokastër: Refuzuan një provokacion të rëndë ndaj demokracisë

Pjesëmarrja 15,7%, Tritan Shehu përgëzon socialistët që

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu përgëzon të gjithë votuesit socialistë që nuk morën sot pjesë në atë që ai e quan farsë elektorale.

Sipas tij, në nivel Qarku sot “votuan” vetëm 19405 persona ose 15,72 % e votuesve.

“Nje bravo e madhe edhe për atë mase të votuesve të dikurshëm socialistë, që refuzuan sot këtë provokacion të rëndë ndaj demokracisë e pluralizmit shqiptar.”-shkruan Shehu.

 

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Qarku i Gjirokastres perbuzi kete farse elektorale.

Ne nivel Qarku sot “votuan” vetem 19405 persona ose 15,72 % e “votuesve”.

Nje falenderim i thelle per popullesine e ketij Qarku, per keta njerrez fisnike me kontribute te pa shlyeshme ne historine tone, qe gjithmone me qetesine, mencurine e pergjegjeshmrine e tyre i jane kundervene te Keqes ne shekuj.

Nje bravo e madhe edhe per ate mase te votuesve te dikurshem socialiste, qe refuzuan sot kete provokacion te rende ndaj demokracise e pluralizmit shqiptar.

Nje mesazh i vertete e i qarte patriotik ky nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Kelcyre, Permeti, Tepelena e Memaliaj.

Nqs KZAZ-te e pupaceve do te publikojne shifra te tjera imgjinare, i kerkoj te publikojne menjehere listat e atyre qe ”votuan” ( jo per cilin ”votuan”) dhe genjeshtrat do te dalin lehtesisht mbi “uje”.

Të fundit