Flash News

KRYESORE

Plani i laburistëve për Brexit kundërshtohet në parlamentin britanik

Plani i laburistëve për Brexit kundërshtohet në parlamentin

Parlamenti britanik ka votuar kundër planit të laburistëve për të realizuar Brexit pa marrëveshje. Ligjvënësit opozitarë propozuan që Mbretëria e Bashkuar të largohej nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Deputetët e parlamentit britanik votuan me 309 vota kundër këtij dokumenti, krahasuar me 298 që e përkrahën atë.

“Kjo është zhgënjyese, një rezultat i ngushtë. Mirëpo ky është vetëm fillimi i përpjekeve tona për të bllokuar Brexitin pa marrëveshje”, tha zëdhënësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer.

Partia Konservatore, që aktualisht është në pushtet, është duke zhvilluar garë të brendshme për të zëvendësuar kryeministren, Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë javën e kaluar, pas tre herëve kur plani i saj për largim të Britanisë nga BE-ja ka dështuar që të miratohet.

Disa prej 10 kandidatëve, duke përfshirë Boris Johnson-in, kanë thënë se nëse fitojnë pozitën e kryeministrit, do ta largonin Britaninë nga BE-ja më 31 tetor, me pa apo marrëveshje.

Shumë ekonomistë mendojnë se një Brexit pa marrëveshje do të shkaktonte trazira ekonomike dhe do të krijonte recesion.

Të fundit