Flash News

KRYESORE

Platforma kombëtare e opozitës, Dashamir Shehi zbardh detajet: Shërben si shtrat për të piketuar kufijtë e dialogut

Platforma kombëtare e opozitës, Dashamir Shehi zbardh detajet:

Partia Demokratike pritet që në ditët në vijim të prezantojë për qytetarët platformën e tyre.

Sipas Dashamir Shehit, kreu i LZHK kjo bëhet për të treguar se opozita nuk organizon vetëm protesta kundër qeverisë, por ka edhe alternativa konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Sipas Shehit, platforma do të zhvillohet në disa faza dhe mund të shërbejë si shtrat për të piketuar kufijtë e dialogut.

“Elementët kryesorë janë ndryshimi i Kodit Zgjedhor, si baza për të reformimin e sistemit politik, rishikimi i Kushtetutës për të balancuar institucionet e vendit, përplasja e vitit të fundit mes kryeministrit dhe presidentit kanë treguar se institucionet nuk janë në baraspeshë dhe kryeministri ka marrë çdo gjë.

Aty ka tema që nëse nuk mund të negociohen midis palëve nuk mund të ketë zgjedhje. për sa kohe janë propozime të një pale mbeten ide, psh: ligji zgjedhor ka nevojë për votat e Parlamentit, riformatimi i elementëve të drejtësisë ka nevojë për marrëveshje parlamentare. Ka shumë gjëra që nuk mund të kalojnë vetëm me dëshirën e një pale”, shprehet Shehi.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi pas takimit me aleatët se opozita ka gati një platforme kombëtare për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Basha pohoi se ende nuk kanë caktuar një datë për protestën e radhës, duke lene te kuptohet se opozita është ne pritje te vizitës se zv/kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul dhe sekretarit te Përgjithshëm te Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Montella.

Të fundit