Flash News

KRYESORE

Po, erdhi dita që Barcelonën e refuzon edhe një titullar i saj

Po, erdhi dita që Barcelonën e refuzon edhe një titullar i saj

Sipas gazetës gjermane "Bild", portieri Marc-Andre Ter Stegen do të largohet nga Barcelona. Ai duket se nuk sheh kushte të mira në "Camp Nou" për të vijuar më tej karrierën.

Gjermani ka refuzuar rinovimin e kontratës me katalanasit. Klubi i ka paraqitur një ofertë me pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon plus bonuset, kushte të papranuara nga portieri i kombëtares gjermane.

Ter Stegen mendon se meriton më shumë, ndoshta sepse ka ndonjë ofertë tjetër më të mirë në ndonjë ligë të fortë. Në Premier League padiskutim që kanë interes për të, por edhe Bayern është përmendur si opsion.

Të fundit