Flash News

POLITIKOFF

Beteja e vështirë e Pink me Covid-19: Mendova se do të vdisja bashkë me djalin dhe shkrova testamentin

Beteja e vështirë e Pink me Covid-19: Mendova se do të vdisja

Një vit më parë, Pink dhe djali i saj u infektuan me Covid-19 dhe mesa duket këngëtarja nuk e ka harruar ende eksperiencën e frikshme që kaluan.

Për "Heart Radio", Pink ka treguar se asokohe mendonte se ajo bashkë me djalin do të ndaheshin nga jeta, sepse simptomat e tyre ishin shumë të rënda.

Beteja e vështirë e Pink me Covid-19: Mendova se do të vdisja

“Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne”,  ka thënë këngëtarja.

Më pas ajo ka treguar se ka telefonuar mikeshën e saj të ngushtë për t’i kërkuar kujdes për bashkëshortin dhe vajzën në rast se do të ndahej nga jeta.

"I thashë, ‘Thjesht dua t’i thuash Willow se sa shumë e desha’. Ishte shumë, shumë e frikshme dhe e keqe. Si prind, mendon çfarë do të lë pas për fëmijën tim? Çfarë po ju mësoj atyre? A do ja dalin ata mbanë në këtë botë, në këtë botë të çmendur që ne po jetojmë tani? Dhe çfarë duhet t’ju them nëse kjo është hera e fundit që duhet t’ju them diçka?”

Beteja e vështirë e Pink me Covid-19: Mendova se do të vdisja

Kujtojmë se më parë, e ftuar në " The Ellen DeGeneres Show", Pink ka treguar se kjo ka qenë eksperienca më e frikshme që ka kaluar në jetë.

“Erdhi një moment, aty nga 18, 19, 20 marsi që temperatura e tij po rritej dhe nuk i zbriste për orë të tëra. Unë çohesha në mes të natës dhe shihja që nuk merrja dot frymë. Ndjeja që më duhej një aparat për frymëmarrjen për herë të parë në 30 vite. Aty nisa të frikësohem."

Të fundit