Flash News

POLITIKOFF

Eneda Tarifa largohet nga "Portokalli"

Eneda Tarifa largohet nga "Portokalli"

Eneda Tarifa nuk do të jetë më pjesë e "Portokallisë" dhe lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes rrjeteve sociale. Në një postim në Instagram ish-moderatorja e spektaklit të humorit shkruan:

“Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im në spektaklin ‘Portokalli’ përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre ‘e nxora mallin...’ kur i thonë një fjale. Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më ‘shitur’ dhe pa më ‘blerë’ dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik në këtë vend.” 

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Eneda në një intervistë për Revistën Class, tha:

“Thonë se nuk të shkon mbarë nëse rikthehesh në të njëjtin vend pune pasi je shkëputur një herë, por kush e vlerësoi këtë teori si absolute? Steve Jobs e bëri, kështu që secili prej nesh mund ta bëjë dhe të gjejë një pjesë të shtëpisë që ka lënë, gjysmën e zemrës, të miqve, bashkëpunëtorëve dhe të mos ndihet kurrë i huaj, as i përjashtuar, as i lënë mënjanë, përkundrazi, i mirëseardhur në një vend ku, më shumë se gjithçka, të mban gjallë hareja dhe gëzimi i familjes së madhe – si Portokallia."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

Të fundit