Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Si është e vërteta e sherrit mes Kendall Jenner dhe Hailey Bieber
Pasi Kendall Jenner dhe Hailey Bieber ndezën rrjetin për një sherr të mundshëm mes tyre ndërsa po pushonin veçmas në Rivern Franceze, dy modelet nuk kanë vonuar të tregojnë si qëndron e vërteta. Hailey ka ndarë një foto me Kendall ku shihen të dyja duke shijuar bashkë rrezet e diellit në Francë, teksa me ironi shkruan “Duke u zënë”.
Zërat për një krisje miqësie filluan kur ato u shfaqën në brigjet e Francës me grupe të ndryshme miqsh javën e kaluar. Në një jaht, Hailey u shfaq me këngëtaren Justine Skye dhe bashkëshortin Justin Bieber. Bieber-ët thuhet se janë parë edhe me ish-të dashurin e Jenner-it, Devin Booker, i cili gjithashtu ka ndarë foto nga udhëtimi i tij evropian, sipas ‘US Sun’.
Ndërkohë, ylli i “Kardashians” ishte me influencueset Haze dhe Simi Khandra. Disa pushues pretendojnë se e kanë pare modelen me të dashurin e saj, Bad Bunny. Megjithatë, ata nuk janë fotografuar së bashku.
Jenner dhe Hailey janë mikesha që nga viti 2012 kur u takuan në premierën e "The Hunger Games". Në një episod të “Who’s in My Bathroom?”në 2021, Hailey shpjegoi se ajo u takua me të dashurin e saj përmes Kylie Jenner. Duke folur me Kendall, Hailey tha: “Ti dhe unë u bëmë shumë më të afërta, sepse ti fillove të merreshe me modeling dhe të vije në New York gjatë gjithë kohës, dhe unë jetoja në New York dhe ti kishe nevojë për një mikeshë.”
Që atëherë, ato janë të pandara në pushime, koncerte dhe evente model.