Flash News

KRYESORE

Portierja e Vllaznisë zbret në fushë me barkun e rrumbullakosur! Shkodranet dalin triumfatore, Raxhimi ngre Kupën e Shqipërisë

Portierja e Vllaznisë zbret në fushë me barkun e rrumbullakosur!

Vllaznia triumfoi 4-0 përballë Apollonisë, në ndeshjen e luajtur në "Elbasan Arena". Mirëpo, pas asaj ndeshje që do tju jepte fitoren vajzave shkodrane, ‘fshihet’ edhe një ‘sekret’ i vogël në plotë kuptimin e fjalës, i cili mund të ketë shërbyer si ogur i mirë gjatë këtij takimi.

Kupa e fitores sot nuk u ngrit nga kapitenia Megi Doçi, siç tradita e kërkonte, por nga portierja Raxhimi; dhe kjo jo pa shkas. Pas këtij veprimi qëndron një histori tepër e veçantë në futbollin shqiptar, ndoshta edhe në atë botëror.

Portjerja e Vllaznisë, Ardiola Raxhimi, zbriti sot në fushë me barkun e rrumbullakosur, duke luajtur për t’i dhënë fitoren skuadrës së saj. Shatëzënia, nuk e privoi dëshirën e saj për të marrë pjesë në ndeshjen finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Detajin tepër interesant e ka zbuluar vetë Raxhimi, e cila në përfundim të ndeshjes, e lumtur për fitoren, shprehet se ‘mund t’ua kemi bërë edhe me hile’.

“Një sekret i vogël. Mund t’ia kemi bërë me hile, pasi ne kemi luajtur me “12 vetë”, pasi unë së shpejti do të bëhem me një bebe”,  ka thënë portierja Ardiola Raxhimi.

Guximi i saj për të dalë në fushë dhe dhuruar fitoren skuadrës, pavarësisht barkut të rrumbullakët që kishte filluar t’i duket sipër bluzes së gjerë të uniformës, është vërtetë për t’u admiruar.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/07/video-vllaznia.mp4"][/video]

Të fundit