Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

█Një ditë pasi Presidenti Trump u shfaq në publik me një maskë për herë të parë, zyrtarët i kërkuan publikut të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë Florida njoftoi më shumë se 15,000 raste të reja, një total rekord një ditor për shtetet amerikane.

█Zgjedhjet presidenciale të Polonisë nuk prodhuan një fitues të qartë të dielën, megjithëse sondazhet mbyllëse të votimit treguan se Presidenti Andrzej Duda kryeson ngushtë mbi sfiduesin, Rafal Trzaskoëski.

█Arabia Saudite dhe vendet e tjera të mëdha prodhuese të naftës ka të ngjarë të rrisin prodhimin  në gusht, pasi kufizimet lehtësohen dhe kërkesa fillon të rritet përsëri. Por përhapja e virusit mund t’i ndalojë këto plane.

█Mijëra njerëz u tubuan në Tel Aviv kundër reagimit anti-koronavirus të qeverisë, duke kërkuar që kryeministri Benjamin Netanyahu të sigurojë lehtësim ekonomik.

█Qeveria Hollandeze po e çon Rusinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me rrëzimin e vitit 2014 të Fluturimit 17 të Malajsian Airlines, mbi Ukrainën lindore. Hollanda po mbështet çështjet individuale të ngritura nga të afërmit e viktimave.

█Mohamed Amghar, një menaxher në pension i shitjeve të programeve kompjuterike në Francë, ka paraqitur një ankesë diskriminimi ndaj ish punëdhënësit, duke thënë se kompania e bëri të përdorë emrin tradicional francez, Antoine.

█Xu Zhangrun, një profesor juridiku në Pekin, i njohur për kritikat ndaj Partisë Komuniste, u lejua të shkonte në shtëpi pasi u arrestua një javë më parë, thanë njerëz me njohje me të.

Të fundit