Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

█ Përkeqësohet situata e pandemisë në Kosovë: brenda 24 orëve të fundit, vendi ka shënuar 14 viktima dhe 172 raste të reja të të infektuarish. Nisur nga gjendja e rënduar, ish-kryeministri Albin Kurti, përmes një letre publike, u bën thirrje ambasadorëve të huaj në vend që ta ndihmojnë Kosovën, ose nëse vijohet kështu, në shtator Kosova do të përballet me një katastrofë humanitare.

█ Nën presion nga protestat e dhunshme, dorëhiqet qeveria libaneze pas shpërthimit në portin e Bejrutit.

█ Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, ka arritur të fitojë zgjedhjet presidenciale në vend të mbajtura të dielën  me 80,23% të votave. Rivalja kryesore Svjetlana Tihanovskaja, e cila është kandidatja e opozitës bjelloruse, fitoi vetëm 9,9%.

█ Chicago ngriti urat që të çojnë në zonën e supermarketeve kryesore dhe policia arrestoi më shumë se 100 njerëz pasi plaçkitësit rrënuan qendrën e qytetit. Një zyrtar policie tha se ngjarjet u përshkallëzuan pas të shtënave në Soth Side, të dielën pasdite.

█ McDonald's paditi Steve Easterbrook, ish-shefin ekzekutiv të kompanisë, i cili u pushua nga puna vitin e kaluar për afera me një vartës. Tetë muaj pas pushimit, kompania e ka akuzuar atë për fshehje të provave gjatë një hetimi për sjelljen e tij.

█ Gazetari algjerian Khaled Drareni u dënua me tre vjet burg për raportimin e protestave që detyruan largimin e sundimtarit të gjatë të vendit, Abdelaziz Bouteflika, vitin e kaluar.

█ Britania, që po bën çmos për të rihapur ekonominë pas tre muajsh bllokim, tani përballet me atë që disa e shohin si një zgjedhje binare midis dy institucioneve të shenjta: shkollave ose pabeve. Të hënën, Kryeministri Boris Johnson zgjodhi shkollat, duke e shpallur një "detyrë morale" hapjen e klasave në shtator.

Të fundit