Flash News

KRYESORE

Presidenti i Izraelit takim me Metën: Shembulli i shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve, model unik për të gjithë botën

Presidenti i Izraelit takim me Metën: Shembulli i shqiptarëve për

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i RepublikësIlir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve për të përkujtuar Ditën e Kujtesës së Holokaustit dhe 75-vjetorin e Çlirimit të kampit të Aushvitz-Birkenau.

“Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi ku numri i hebrenjve jo vetëm u shumëfishua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por asnjë prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve”, – vuri në dukje Kreu i Shtetit shqiptar.

Ndërsa Presidenti Rivlin nënvizoi se “shembulli i popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve përbën një model unik për të gjithë botën”.

Gjithashtu, Presidenti Meta vuri në dukje faktin se Shqipëria dhe Izraeli gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se të dy vendet e popujt tanë ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë.

“Ne do të jemi bashkë, edhe në përpjekjet për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe fondamentalizmi fetar”, - nënvizoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta inkurajoi rritjen e investimeve izraelite në vendin tonë.

Të fundit