Flash News

KRYESORE

Presidentja e ardhshme e KE-së akuzon Macron-in: I hape derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e ardhshme e KE-së akuzon Macron-in: I hape derën

Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se bllokimi që presidenti i Francës i bëri Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat me BE-në, i ka hapur dyert Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian u kërkoi liderëve të bllokut që të nisin bisedimet me të dy shtetet ballkanike menjëherë. Ajo e bëri të qatë se Rusia dhe Kina mund të mbushin boshllëkun, kështu që BE-ja duhet që të jetë e pranishme në rajon.

Në një fjalim në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, Von der Leyen u shpreh:

“Evropa ka kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria dhe të dyja vendet i kryen ato. Tani ne duhet që të mbajmë fjalën dh të nisim bisedimet për hapjen negociatave.  Liderët e BE-së e kanë shtyrë perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor që nga 2003.

Në atë kohë, qëllimi ishte që ne të fusnim idenë evropiane të paqes në rajon, që 20 vite më parë ishte tronditur nga konflikti i përgjakshëm. Dhe historia e BE-së që nga 1989 e ka treguar se sa shumë rezultat jep kur unioni hap zemrën e tij”.

Të fundit