Flash News

KRYESORE

Prestigjiozja Forbes artikull kushtuar Kosovës, nga andej vjen Rita Ora

Prestigjiozja Forbes artikull kushtuar Kosovës, nga andej vjen Rita Ora

Revista prestigjioze Forbes ka shkruar një artikull për vendet të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këto kohë pandemie.

Në këtë listë përvecse Kolumbisë, Maroku-t, Republika Domenikane gjendet dhe Kosova.

Në artikull shkruhet se hyrja për në shtetin e Kosovës nuk ka asnjë kufizim dhe orari i qarkullimit është në fuqi nga ora 10:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Edhe pse statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste,  tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine.

Pse duhet të shkoni tjetër në Kosovë?

Këtu Forbes përmend këngëtaren e famshme Rita Ora duke thënë se ylli i popit është nga Kosova dhe këngën e saj “Shine Ya Light”, e publikuar para 8 viteve, e ka xhiruar pikërisht atje.

Arsye tjetër revista përmend edhe situatën me Covid-19 duke thënë se rastet në Kosovë janë të ulta.

Të fundit