Flash News

KRYESORE

Pritshmëritë e opozitës: Mbi 60 mijë qytetarë në shesh. Shifër e njëjtë me protestën e 16 shkurtit

Pritshmëritë e opozitës: Mbi 60 mijë qytetarë në

Pavarësisht kushteve të vështira të motit, burime nga selia e Partisë Demokratike pohojnë se në protestën e sotme do të jenë mbi 65 mijë qytetarë nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e Tiranës.

Sipas pritshmërive, tubimi i sotëm do të jetë më i madh se ai i 25 majit, ku ishin rreth 62 mijë protestues dhe shifer pothuajse e njejte me protestene 16 shkurtit, kur opozita vendosi te djege mandatet.

Opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeveria tranzitore me ministra të gjithë pranuar për t’i hapur rrugë organizimit të zgjedhjeve të lira.

Të dhënat jo zyrtare:

  • Qarku Durrës – 9850 qytetarë
  • Qarku Kukës – 4100 qytetarë
  • Qarku Shkodër – 9600 qytetarë
  • Qarku Dibër – 3550 qytetarë
  • Qarku Lezhë – 7400 qytetarë
  • Qarku Korçë – 4600 qytetarë
  • Qarku Berat – 3050 qytetarë
  • Qarku Fier – 5800 qytetarë
  • Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë
  • Qarku Elbasan – 8200 qytetarë
  • Qarku Vlorë – 5250 qytetarë

Protesta pritet të nisë zyrtarisht rreth orës 19.15-19.30 dhe folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Të fundit