Flash News

KRYESORE

Produktet "magjibërëse" dhe reklamat e operacioneve plastike, Instagram do "i zhduke" shumë shpejt

Instagram është një ndër rrjetet sociale më të ndjekura e të përdorshme në botë. Operacionet plastike dhe dukja janë kthyer në tematiken kryesore në postimet e [përdoruesve të këtij rrjeti social, por Instagram mesa duket do marrë një fushatë të fuqishme sa i takon kësaj.

Sipas një risie që Instagram do ta vë në zbatim shumë shpejt, këto postime nuk do të jenë të dukshme për njerëzit nën 18 vjeç. Ndërsa në raste të tjera, për shembull kur reklamohen produkte “magjibërëse”, postimet do të fshihen fare nga Instagrami.

Kjo gjithashtu do të ndalohet edhe në Facebook. Sipas kushteve dhe rregullave të Instagramit këto postime nuk janë lejuar kurrë, por kohët e fundit kanë pasur një rritje dhe reklamim të madh nga VIP-at duke u bërë shqetësuese.

Të fundit