Flash News

KRYESORE

Profilet e krizës/ Evoluimi i Ilir Metës përballë çadrës së PD; si ‘e mbylli’ Rama në Presidencë për ta larguar nga negociatat

Profilet e krizës/ Evoluimi i Ilir Metës përballë

Ilir Meta u përpoq të luante një rol qëndror në krizën politike që mbërtheu për tre muaj vendin. Këtë dëshirë arriti ta përmbushte deri në momentin kur Edi Rama ‘e mbylli’ në Presidencë.

Qëndrimi i Ilir Metës përballë çadrës së PD ka evoluar dukshëm. Fillimisht e konsideroi si një të drejtë të opozitës dhe i bënte thirrje aleatit në qeveri të gjente gjuhën e përbashkët me kryeopozitarin Lulzim Basha. Ai madje organizoi disa tryeza të përbashkëta mes opozitës dhe mazhorancës, por asnjë prej tyre nuk dha rezultat.

Meta u duk më afër se kurrë PD-së kur vuri në dispozicion mandatet e LSI-së në qeveri. Një ofertë që Basha e mori me rezerava qysh në fillim. “Nëse je i sinqertë, je i mirëpritur në çadër”, ishin fjalët e Bashës për Metën, kur ky i fundit po përpiqej të merrte rolin e negociatorit.

Por me afrimin e datës së zgjedhjes së presidentit, Meta filloi të largohej me shpejtësi nga roli i negociatorit brenda fushës politike, duke u ngjitur në tribunë nga ku pretendonte të zbllokonte krizën si president pa u betuar ende.

Meta u zgjodh në krye të shtetit me votat e mazhorancës, por ky kapital personal nuk i shërbeu për t’i rritur pikë vetes dhe LSI-së si negociatorë të krizës. Vetëm pak ditë pasi Meta ishte zgjedhur president, Rama dhe Basha nisën hiletë, ata preferuan Bujar Nishanin dhe jo pasuesin e tij si drejtuesin e tavolinës së përbashkët.

Ky ishte momenti i parë kur Meta e shihte veten jashtë lojës politike. Mënjanimi i LSI-së vazhdoi me ritme të shpejta duke kulmuar me vizitën e zyrtarit të DASH, Hoyt Yee në Tiranë. Yee hyri në Kryesinë e Kuvendit për të takuar Metës si kryetar i këtij institucioni, ndërsa nuk u ul me kryetarin e LSI, Petrit Vasilin. Negociatorët amerikanë dhe ambasadorët e huaj shpërfillen pothuasje tërësisht LSI-në nga përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

Në fund, Rama dhe Basha nxorën jashtë nga Kryesia e Kuvendit, që drejtohet ende nga Ilir Meta, Vasilin e LSI-së, për të arritur një marrëveshje përfundimtare ku aleati i Ramës nuk ka të drejtë firme.

Të fundit