
Flash News
SHBA/ Në fjalën e lamtumirës Trump uron administratën e re, paralajmëron se lëvizja e tij sapo ka filluar
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Sondazhi në ORA/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën
Pas ‘Tires’/ Skandal edhe në Infektiv, pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli e bankomati
Prokurori Përgjithshëm, Bushati: Ftesa e Ramës e pasinqertë

Analisti Andi Bushati ka komentuar debatin e ditëve të fundit rreth Prokurorit të Përgjithshëm. Bushati ka folur rreth qëndrimit të mazhorancës sa i takon zgjedhjes së një prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm.
“Ke eksponentë të socialistëve që thonë nuk është tragjike, që kryeprokurori do zgjidhet pa procesin e vettingut. Pra duan të zgjedhin një prokuror të përgjithshëm pa kaluar nga sita e vettingut. Përveç kritereve ka disa parime bazë se si duhet zgjedhur. Në qoftë se do kishim një prokuror të përgjithshëm në detyrë, do kalonte nga ligji i vettingut dhe binte ai s’mund ë rrinte më Prokuror i Përgjithshëm. Po si mund të zgjidhet një prokuror pa kaluar nga sita e vettingut? Alibia tjetër është pse e bëni kaq të madhe sepse ky Prokuror për një muaj është. Por sa do zgjasin procedurat e emërimit. A mundemi ne që me shumicë të thjeshtë dhe pa vetting të zgjedhim një Prokuror që mund të rrijë në detyrë edhe 2 vjet. Ky prokuror nuk ka çelësat e kashtës por ka në dorë transferimin dhe pezullimin e prokurorëve. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë në ligj që ky prokuror i përgjithshëm mund të pezullojë vartësit e tij. Këtu ka një problem. Nga problemi juridik dalim në një problem politik. Po bëhet kjo sepse është inteligjente apo se socialistët duan të venë një kryeprokuror për të mbrojtur veten e tyre?”, tha Bushati në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.
Ndërkohë sa i takon ftesës që Rama i dërgoi Bashës për gjetjen e një emri të përbashkët për kryeprokurorin, analisti e ka cilësuar si një ftesë të pasinqertë.
“Ftesa e Ramës është ftesë e pasinqertë. Ti nuk mund të thuash hajde biem dakord bashkë por nëse nuk biem dakord bashkë unë e zgjedh vetëm. Por lexove letrën e Ramës ka një frazë që nuk shkon. ‘Unë dua të bisedoj me ty, por kam edhe votat vetë’. Kur i ke vazhdo vetë, s’ka nevojë për kompromis”, u shpreh Bushati.
Ditari politik









Të fundit

Fejohet vajza e Donald Trump, në ditën e fundit të tij si president
20 Janar 2021, 12:20

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrin në listë, rinovoni ID
20 Janar 2021, 12:00
Përplasi për vdekje 10-vjeçaren, lihet burg drejtuesi i automjetit
20 Janar 2021, 11:36
“Pensioni s’më del për asgjë”, invalidi tregon për PD jetesën e vështirë
20 Janar 2021, 11:34

OBSH: Varianti britanik i Covid-19 është përhapur në 60 vende të botës
20 Janar 2021, 11:12

Turqit reagojnë ashpër ndaj veprimeve të Greqisë në Jon: Shkak për luftë!
20 Janar 2021, 10:58




4 ngjyrat më trendy të momentit që e bëjnë veshjen të duket e shtrenjtë
20 Janar 2021, 10:14
Reshjet, 1038 ha tokë e përmbytur dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
20 Janar 2021, 09:54

Serbia bëhet vendi i parë në Evropë që përdor vaksinën kineze kundër Covid-19
20 Janar 2021, 09:32
Covid-19: Kur do të jenë gati vaksinat për fëmijët dhe adoleshentët?
20 Janar 2021, 09:23



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
20 Janar 2021, 08:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
20 Janar 2021, 08:35