Flash News

KRYESORE

Prokuroria kërkon 4 vite burg për gjyqtarin që ju gjetën 300 mijë euro në banesë

Prokuroria kërkon 4 vite burg për gjyqtarin që ju gjetën 300

Prokuroria ka kërkuar dënimin 4 vite burg për gjykatësin e Apelit, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion.

Gjyqtari u arrestua një vit më parë ndërsa gjatë kontrollit në banesë ju gjetën 300 mijë euro. Ai dyshohet se ka përfituar 20 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje për të akuzuarin Gentian Doda, i ekstraduar nga SHBA-ja.

Prej vitit 2010, Shkëlqim Miri ishte emëruar në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qenë anëtar i KLD-së.

 

 

Të fundit